Vetëvendosje nuk i mori votat që i kërkoi, në zgjedhjet e 7 qershorit, por megjithatë, doli e para, bindshëm, duke i ikur me një përqindje dyfishe partisë së dytë, PDK-së. Subjekti që ka për kryetar Albin Kurtin, i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, me 42.91 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, të paktën.
Kjo është hera e pestë me radhë që kjo parti del e para në votime të nivelit nacional, duke tejkaluar kështu rekordin e mëhershëm që e mbante PDK, me katër triumfe.
Në fakt, LVV, sipas nje observimi qe u ka bere KosovaPress zgjedhjeve, ka fituar në çdo proces elektoral në nivel shteti, që nga viti 2019, kur për herë të parë shijoi “ëmbëlsinë” e të qenit më e suksesshmja. Atëherë pati marrë 26.27 për qind të votave.
Fitorja e dytë ishte ajo e shkurtit 2021, kur mori besimin e 50.28 për qind të kosovarëve.
I treti triumf ishte ai i katër vjetëve më pas, në shkurt 2025, kur doli e para, po ra në përqindje. Kësaj radhë VV nuk hipi mbi 42,30 për qind të votave.
Fitorja e katërt, që doli të jetë edhe më e madhja e Lëvizjes ishte ajo e 28 dhjetorit 2025. Kësaj radhe, Kurtit dhe partisë së tij i besuan 52.1 për qind e elektoratit kosovar.
Asnjë parti më parë, nuk e ka arritur këtë sukses që kapi Vetëvendosje në vetëm 7 vjet kohë.
PDK pati dalë e para katër herë (në një periudhë kohorë 10 vjeçare), më 2007, 2010, 2014 dhe 2017 ani se në këto zgjedhjet e fundit garoi me AAK-në dhe NISMA-n në koalicionin PAN.
LDK i ka fituar dy palë zgjedhje nacionale, që ishin edhe të parat e pasluftës, më 2001 dhe më 2004.
