7 shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka nevojë për trajtim mjekësor pas një dite të nxehtë

Prindërit janë palajmëruar për shtatë shenja që mund të tregojnë se fëmija i tyre ka nevojë për kujdes mjekësor, pasi që ka kaluar një ditë të nxehtë në plazh apo park.

Ndërsa fëmijët kalojnë një ditë në plazh ose park, në kohën kur temperaturat janë të larta, ata mund të jenë në një rrezik më të madh për t’u dehidratuar.

Dehidratimi ndodh kur trupi juaj humbet më shumë lëngje sesa merr, gjë që mund t’u ndodhë edhe fëmijëve nëse kalojnë kohë të gjatë jashtë duke luajtur, në kohën kur teperatuart janë të larta.

Ndërsa shumica e problemeve të dehidratimit mund të zgjidhen duke dalë nga dielli dhe duke pirë ujë, Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani ka paralajmëruar se kjo mund të bëhet një problem serioz nëse nuk trajtohet.

Sipas këtij Shërbimi foshnjat dhe fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar.

Ka shtatë shenja që sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani, tregojnë që dikush është seriozisht i dehidratuar dhe i duhet ndihmë urgjente mjekësore.

Nëse fëmija juaj është jashtëzakonisht i lodhur ose i përgjumur

Nëse fëmija juaj është i trullosur kur ngrihet dhe kjo nuk largohet

Nëse fëmija juaj ka urinim të verdhë të errët, është duke urinuar më pak se normalisht

Nëse fëmija juaj po merr frymë shpejt ose ka një ritëm të shpejtë të zemrës

Nëse foshnja ose fëmija juaj ka pak ose aspak lot kur qan

Nëse foshnja juaj ka një shenjë në ballë që zhytet në brendësi të kokës

Në këto rast sipas këtij shërbimi duhet të kërkohet menjëherë ndihma mjekësore.

Related Articles

Back to top button