Lajme

Maqedonci: Britania e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për avancimin e politikave dhe kapaciteteve të Kosovës për t’iu përgjigjur sfidave të viteve në vijim.

Sipas tij, ambasadori britanik e ka uruar për konfirmimin e mandatit të ri qeverisës, ndërsa ka riafirmuar gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të thelluar më tej bashkëpunimin me Kosovën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Postim i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Sh.T. Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për rëndësinë e avancimit të politikave dhe kapaciteteve tona për t’iu përgjigjur sfidave të viteve në vijim.

Ambasadori Hargreaves uroi për konfirmimin e mandatit të ri qeverisës dhe riafirmoi vullnetin dhe gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të thelluar më tej bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

E falënderova Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona.

Të Ngjashme