Lajme

700 kilogramë drogë e trafikuar, shkatërrohet banda kriminale në Itali, ekstradohet një shqiptar

Një shtetas shqiptar është ekstraduar drejt Italisë, pasi akuzohet se është anëtar i një bande kriminale që dyshohet se ka trafikuar rreth 35 milionë euro drogë.

Antidroga italiane ka shpërbërë një rrjet kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku janë proceduar 22 persona me tyre shqiptarë. Mësohet se këtë të martë janë arrestuar tre persona me qëllim ekstradimi, përkatësisht një shqiptar, një belg dhe një spanjoll. Gjithashtu, një person me origjinë italiane u arrestua dhe ndodhet në arrest shtëpie.

Mediet italiane raportojnë se gjatë këtij operacioni anti-drogë, është zbuluar se banda kriminale kishte trafikuar rreth 700 kilogramë drogë, kokainë dhe kanabis, me vlerë të përllogaritur në treg prej 35 milionë eurosh.

Gjatë hetimeve të mëparshme, janë arrestur tetë korrierë dhe janë sekuestruar mbi 50 kilogramë kokainë si dhe pesë makina të modifikuar për transportimin e drogës.