Lajme

“78 ditë protestë kundër Ramës, sikurse 78 ditët e NATO-së kundër gjenocidit serb në Kosovë”

Profesori universitar Enver Bytyҫi në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’ ka kriitkuar sërish kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ai thotë se po bëhen 78 ditë mobilizim, edhe diaspora po kërkon që Rama të largohet.

“78 ditë mobilizim, qytetarët dhe diaspora sërish në protestë: Rama të largohet”, thotë ai.

Profesori këtë shifër prej 78 ditësh e krahason me 78 ditët e bombardimit të NATO-së kundër makinerisë ushtarake dhe policore të Milosheviҫit në Kosovë.

Sipas Bytyҫit, NATO i mbrojti shqiptarët nga gjenocidi serb nga një gjakatar mizor si Milosheviҫi dhe ndihmësit e tij besnikë, Aleksandër Vucciq e Ivica Dacciq.

Image
Prof.Dr. Enver Bytyҫi

“Kjo shifër ditësh është i njëjtë me 78 ditët e bombardimeve të NATO-s kundër makinerisë ushtarake dhe policore të Miloshevicit në Kosovë. Simbolika është interesante. NATO i mbrojti shqiptarët nga genocidi serb dhe zhdukja e tyre fizike nga një gjakatar e mizor si Sllobodan Miloshevici dhe ndihmësit e tij besnikë, Aleksandër Vucciq e Ivica Dacciq”, thotë ai.

Ai thotë tutje se, protestat e qytetarëve 78 ditore në Tiranë drejtohen gjithashtu kundër politikave të zhdukjes fizike të shqiptarëve të qeverisë vetëvrasëse të Edi Ramës.

“Në të dy rastet nuk bashkon vetëm simbolika e 78 ditëve, por edhe motivi i njëjtë për ta mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarinë!

Protestë dhe revolucion deri në fitore! Ndryshe do na duhet te themi “Na ishte njehere Shqipëria ne Ballkan”, përfundon profesori.

Të Ngjashme