Lajme

8 dhjetori pushim për të gjithë, por jo për Hipotekën e Vlorës

Tashmë është bërë traditë që 8 dhjetori, që përkon me Ditën e Rinisë të jetë ditë pushimi për të gjithë.

Mirëpo kjo e premte do të gjejë në punë punonjësit e Hipotekës së Vlorës. Me anë të një njoftimi zyrtar, Drejtoria Vendore Vlorë lajmëro se data 08:12:2023, do të jetë ditë pune, duke nisur nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 të pasdites.

Nga ky vendim preken të gjithë punonjësit e Drejtorisë Vendore të AKSH-së Vlorë.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Pasi kjo ditë shënon vendosjen e pluralizmit në Shqipëri.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, shënjuan kthesën historike përmes protestave paqësore që sollën rënien e sistemit diktatorial.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo