Lajme

8 Marsi/ Gratë protestojnë para kryeministrisë, djegin reçipetat në shenjë proteste

Në ditën Ndërkombëtare të Grave disa aktiviste janë mbledhur për të protestuar para kryeministrisë.

Aktivistet kanë zgjedhur të protestojnë në një mënyrë disi të çuditshme, pasi kanë hedhur dhe u kanë vënë zjarrin disa reçipetave. Burime për media bëjnë me dije se reçipetat janë djegur si shenjë proteste për rastet e përdhunimi të grave.

“Poshtë patriarkati”, “trupi im jeta ime”, ishin disa nga thirrjet në protestë.

Aktivistët kanë zgjedhur këtë orë të vonë për të protestuar si shenjë proteste për rrugët e pandriçuara, e si për pasojë shumë gra bien pre e ngacmimeve.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo