ShowBizzz

8 ushqimet që ndikojnë në peshën tuaj

Me siguri keni dëgjuar se një dietë ka dhe ushqime që nuk janë 100% të shëndetshme, si patatet e skuqura, apo ëmbëlsirat që nuk i bëjnë mirë trupit.

Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund t’i konsumoni asnjëherë, sepse kanë shije të mirë, por thjesht duhen ngrënë në mënyrë të moderuar.

Njohja e ushqimeve që nuk janë shumë të shëndetshme dhe që nuk duhen konsumuar në masë, sidomos nëse doni të dobësoheni apo të luani peshën që keni është hapi i parë drejt suksesit të një peshe fizike ideale,” thotë Yelena Wheeler, dietologe.

Cilat janë ushqimet që na shëndoshin? Ja tetë më kryesoret prej tyre!

#1 Produktet e qumështit

Njerëzit kanë arsye të ndryshme për të mos e konsumuar qumështin, si për shembull intoleranca ndaj laktozës. Pavarësisht vlerave ushqyese, qumështi ka shumë kalori dhe konsumi i tepërt çon në shtim peshe.

#2 Frutat e thata

Frutat e thata kanë shumë ndikimin në shtimin e peshës, pavarësisht se duken të shëndetshme. Problemi është se edhe pa yndyrë, ato kanë sheqerna të përqëndruara dhe nëse hahen në masë kjo ndikojnë në kilogramët tuaj.

#3 Produkte të pjekura pa gluten

Dietologët thonë se “pa gluten” nuk do të thotë domosdoshmërisht “më i shëndetshëm”. Ato mund të mos kenë gluten, por kanë sheqer, yndyrë dhe përbërës që zëvendësojnë glutenin.

#4 Akullore me pak yndyrë ose me pak sheqer

Këto akullore shihen si zgjedhje më të shëndetshme, por kaloritë janë ende aty, edhe nëse ju tregoheni të vëmendshëm në kontrollin e sasisë që konsumoni.

#5 Kosi

Kosi është një burim i shkëlqyer i proteinave që mund t’ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Por, kosi shpesh konsiderohet si i barabartë me sheqerin e shtuar apo një copë kek, ndaj kujdes me sasinë.

#6 Drithërat

Në këtë rast, duhet të shihni etiketën e produktit. Shumë prej tyre kanë sasi të ulët fibrash dhe shumë sheqer. Ndaj, këshillohet që t’i hani në porcione të vogla.

#7 Arrat

Arrat janë një tjetër ushqim i shëndetshëm që konsumohet sidomos kur doni të humbni peshë, por në fakt ato janë plot me kalori, që ndikon në kilogramët tuaj.

#8 Gjalpi i arrës

Përsëri, porcioni është i rëndësishëm sepse gjalpi i arrave mund të jetë një burim i mirë proteinash dhe yndyrash, por këto të fundit mund të kthehen në problem nëse doni të humbisni peshë.



lokimagazine