Lajme

“84 pompa me një dorë për një minutë”, ky është shqiptari që theu rekordin “Guinness”

Një shqiptar ka arritur që me talentin e tij të futet në librin e rekordeve Guinnes. I riu nga Gjilani, Shkëlqim Miftari, mundi të bëjë 84 pompa me një dorë, brenda një minute.

Së fundmi, i ftuar në programin “Në shtëpinë tonë”, ai ka rrëfyer për këtë ekperiencë ku dhe ka zbuluar si janë dashur 7 vite punë intesive për të arritur këtu ku dhe është sot.

Rekordi i vendosur deri më sot në këtë kategori ishte 81 pompa brenda një minute, tani rekordi i ri botëror i vendosur shqiptari është 84 pompa me një dorë.

 “Miq, shokë dhe gjithë ju dashamirë, ju njoftoj që pas një pune dhe përkushtimi të madh arrita të vendos rekordin e ri botëror në Guinness World Records në kategorinë ”The most archer push ups in one minute (elevated)”, njoftonte Miftari disa ditë më parë.