LifeStyle

9 mësime jete për të gjitha vajzat

1.Praktikoni sa më shpesh mirënjohjen

Ndonjëherë ngatërrohemi kaq shumë në detyrat dhe streset e përditshme, saqë harrojmë të jemi falënderues për ato që kemi. Nuk është e thënë të keni vetëm zotërime fizike. Mund të jetë dashuria e miqve dhe familjes, mirësia që të prek përditë. Të tregosh mirënjohje është e thjeshtë. Mjafton një falënderim i sinqertë me një buzëqeshje, apo një shënim i bukur për një shoqe.

2.Lumturinë gjeje fillimisht tek vetja

Nuk do të jesh kurrë e lumtur me dikë tjetër, nëse nuk je pikësëpari e lumtur me veten. Merr kohë për të medituar, për të kuptuar interesat e tua, objektivat, dhe çfarë dëshiron të arrish në jetë. Ndjekja e këtyre objektivave do të të bëjë të lumtur dhe të kuptosh se kush je.

3.Mbaji fort shpirtrat binjakë

Shpirtrat binjakë nuk është e thënë të jenë partnerë romantikë. Mund të jenë miq, pjesëtarë të familjes. Mund të keni edhe më shumë se një. Një herë që e gjen, kultivoje sa më shumë marrëdhënien dhe do të kesh një mike për gjithë jetën.

4.Kërko të jesh jo vetëm e bukur

Vajzat e reja përshkruhen pikësëpari si të bukura. Është një kompliment që je mësuar të kërkosh ta marrësh. Por duhet të kërkosh të përshkruhesh jo thjesht si e bukur. Edhe e zgjuar, krijuese, punëtore. Të gjithë përshkrime që do të qëndrojnë shumë më gjatë se sa “e bukur”.

5.Ndiq hobe që të rinojnë

Zgjedhja e një hobi të bën të ndjehesh plot energji në jetë.Qoftë një sport, një lojë që të stimulon mendërisht, apo diçka që të ndez krijueshmërinë përtej punës, të takon ty ta zgjedhësh.

6.Mos thuaj shumë “më vjen keq”

Njerëzit kanë një zakon që thonë “më vjen keq”, për gjëra që nuk kanë fare të bëjnë me ta. Të thuash “më vjen keq”, të heq pak nga autoriteti, pa pasur nevojë. Thuaj më vjen keq vetëm kur bën një gabim.

7.Konkurrente të kesh vetëm veten tënde

Të konkurrosh me të tjerët është e lehtë dhe mund të jetë zgjidhje afatshkurtër. Por shpesh njerëzit i quajnë zgjedhjet në jetë, si një formë konkurrence. Kjo është e keqe për shëndetin tënd mendor. Zgjohu përditë dhe thuaj: “Sot mund të jem më mirë se sa isha dje”.

8.Të dish atë që meriton

Kjo vlen për miqësi, marrëdhënie, dhe punë. Shpesh vajzat pranojnë situata dhe miqësi toksike, dhe paga që janë më pak se sa meritojnë. Mësojë vlerën që ke dhe kërko atë që meriton. Kjo është sidomos e vërtetë kur negocion pagën në karrierën tënde.

9.Asgjë nuk të jepet falas

Shumë rrallë një gjë ndodh thjesht sepse ti do që të ndodhë. Nëse do diçka, duhet të punosh fort që ta marrësh. Qoftë një promovim, një marrëdhënie apo një makinë e re.