Shëndetësi

Dita Botërore e Meditimit

Kur bota përreth jush është e mbushur me çmenduri dhe nuk mund të duket sikur të gjesh një çast paqeje në stuhinë e ditës, është koha për t’u kthyer prapa dhe për të kujtuar ato momente të lumtura si fëmijë, ku thjesht të shtrirë diku “e humbisnim veten” duke shikuar qiellin.

Ky është meditimi dhe sot shënohet Dita Botërore e Meditimit, e cila shërben si një thirrje për njerëzit që të gjejnë kohë për këtë praktikë të vjetër mijëvjeçare.

Meditimi shërben si një mënyrë për lehtësimin e stresit dhe pastrimin e mendjes.

Dinamika e jetës së sotme e ka bërë meditimin një gjë shumë të nevojshme. Hulumtimet kanë treguar se meditimi ka efekte pozitive mendore dhe fizike kur praktikohet.