Luizi dhe Kiara janë shfaqur sërish bashkë mbrëmjen e djeshme.
Këngëtari u shfaq në një club nate në Ferizaj për të performuar për publikun.
Në prapaskenë e shoqëronte edhe Kiara duke e suportuar në çdo ditë në karrierën e tij muzikore.
Para se të këndonte këngën që i ka dedikuar asaj “Me Ty”, ai e afroi Kiarën pranë vetes.
Luizi pati edhe një thumb për të gjithë ata që thonë se çifti janë ndarë sa herë qëndrojnë për një kohë të gjatë pa u shfaqur bashkë në publik.
Çifti po përpiqet të jetojnë dashurinë e tyre larg vëmendjes së publikut, por tashmë edhe çdo mosveprim i tyre komentohet në rrjet si një ndarje e mundshme.