Horoskopi

Horoskopi i Paolo Fox e mërkurë 24 maj 2023: Virgjëresha e pasigurt

ditor

Të nderuar lexues, këto janë parashikimet e horoskopit të Paolo Fox për ditën e mërkurë 24 maj 2023.

Dashi

Lajme të mira në frontin e dashurisë dhe këto vijnë në sajë të pozicionit aktual favorit të planetëve, veçanërisht atyre më të rëndësishëm. Edhe në punë është një moment i favorshëm. Ju do të prisni përgjigje për pyetjet që kanë mbetur të pazgjidhura prej kohësh.

Demi

Në dashuri do të ketë një mënyrë për të kapërcyer një moment të vështirë, ndërsa beqarët e shenjës suaj do të duhet ta lënë veten pak më shumë të shkojë pas rrjedhës. Në punë, një ditë e shkëlqyer për kontakte.

Binjakët

Ka emocione të bukura nga pikëpamja sentimentale për të gjithë ata që duan të bien në dashuri. Në punë, kushtojini vëmendje polemikave dhe konflikteve. Dikush do të përpiqet t’ju vendosë shkopinj nën rrota, mos e lini të përveshë mëngët.

Gaforrja

Situata  është paksa e trazuar për shkak të një Venusi mjaft nervoz dhe një hëne në kah të kundërt. Në punë duhet të qëndroni të qetë dhe të mbështeteni te durimi. Kënaqësi të mëdha po vijnë.

Luani

Yjet janë në anën tuaj dhe ju japin emocione, ndaj hapuni dhe lëreni veten të hidhet pas një emocioni të ri. Kjo e mërkurë 24 është një ditë shumë produktive edhe në punë. Vazhdoni kështu sepse Jupiteri ju mbështet. Shkoni drejt e te planet tuaja.

Virgjëresha

Ka disa vendime që duhen marrë në dashuri këto ditë ndaj mendoni me kujdes se çfarë dëshironi. Në punë ka shumë gjëra për të bërë, por keni ide të mira. Vendosini vetes prioritete dhe mos u shqetësoni nëse keni shumë angazhime.

Peshorja

Në dashuri duhet të ruani sa më shumë qetësinë sepse mund të ketë zënka. Mund të ketë probleme dhe debate me ata që ju rrethojnë. Dhe nëse do të flisni pa u menduar, do të përfundoni duke u penduar. Në punë, prisni lajme të mira me ardhjen e qershorit. Kini pak durim.

Akrepi

Jeni mjaft nervozë këtë të mërkurë 24 dhe për të gjitha është faji i Mërkurit që ju bën të keni dyshime të vazhdueshme. Në punë, gjërat po përmirësohen, pika e kthesës është afër qoshes.

Shigjetari

Në dashuri keni nevojë për një rikuperim të mirë, veçanërisht nëse ka pasur një problem në dy ditët e fundit. Një telefonatë e rëndësishme do të vijë në punë. Bëhuni gati, disa trena kalojnë një herë në jetë, mos u dorëzoni, por kapeni!

Bricjapi

Në dashuri gjërat premtojnë për mirë ndaj shijoni këtë ditë me qetësi. Në punë është më mirë të mos nxisni polemikat sepse do të ketë një mënyrë për të zgjidhur gjithçka. Mos u shqetësoni nëse diçka nuk shkon sipas planit, është pjesë e lojës. E rëndësishme është të dish se si të gjesh një zgjidhje.

Ujori

I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e mërkurë 24 maj 2023), keni një hënë të favorshme dhe nëse jeni beqarë prisni takime interesante. Në punë do të arrini t’i jepni vlerë të gjithë potencialit tuaj.

Peshqit

Ka diçka që nuk funksionon në çift, por duhet të flisni për këtë me partnerin/en tuaj. Në punë, edhe nëse nuk e keni më mbështetjen e Marsit, duhet të përpiqeni të jepni dhe të kërkoni më shumë. Nxirrni në pah anën tuaj iniciative. /noa.al