Reperi Willie Junior Maxwell II, i njohur me emrin e tij artistik Fetty Wap, është dënuar me gjashtë vjet burg për trafikim droge dhe me pesë vjet mbikëqyrje pas lirimit.
Gjykata federale në Central Islip shpjegoi se muzikanti ishte anëtar i një organizate që shpërndante më shumë se 100 kilogramë kokainë, heroinë në Long Island dhe Nju Xhersi.
Vitin e kaluar, u raportua se 31-vjeçari ishte burgosur pasi dyshohej se kërcënoi ta vriste një burrë, shkruan Metro.co.uk.
Në gusht 2022, zyra e prokurorit theksoi se ai u deklarua fajtor në gjykatën federale për komplot për të zotëruar dhe shpërndarë 500 gram ose më shumë kokainë.