ShowBizzz

“Gjërat e mira ndodhin papritur”- Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri bëhet nuse!

Prej disa javësh përflitet ndarja e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek, me çiftin që nuk ndiqet më në rrjetet sociale dhe sigurisht nuk janë më pjesë e postimeve të njëri-tjetrit, edhe pse producenti ishte i pranishëm në festën e fundit të ditëlindjes së artistes.

E duke mbajtur në mendje faktin që ndarja po duket gjithmonë e më e mundshme, postimi i fundit i këngëtares në Instagram, ka konfuzuar jo pak ndjekësit dhe fansat e saj, teksa Dafinën e kemi parë në foto me një fustan dasme.

Bashkangjitur me foton me fustanin e bardhë, Zeqiri shkruan: “Gjërat më të mira ndodhin papritur”, gjë që shton akoma edhe më shumë konfuzionin mes njerëzve.

View this post on Instagram

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Duke marrë parasysh të gjitha opsionet, kjo veshje mund të jetë pjesë e videoklipit të ardhshëm të artistes që publikohet nesër.

Po ashtu mund të jetë edhe pjesë e ndonjë seti fotografik që mund të publikohet së shpejti, ose pikërisht kur përflitet më shumë ndarja mes tyre, Dafina ka marrë propozimin nga Dj Geek dhe tani në mënyrë të “papritur” do martohen.