ShowBizzz

Konfirmohen shkaqet e vdekjes së Tina Turner

Të mërkurën e 24 majit, bota e artit u trondit nga lajmi për ndarjen nga jeta të Tina Turner.

Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Küsnach afër Cyrihut.

Përfaqësuesit e saj konfirmuan për DailyMail se Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it vdiq nga shkaqe natyrale.

Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.