Shenjat e rrezikut që tregojnë se një person është duke menduar për vetëvrasje
Si të njohim një person vetëvrasës?
Vetëvrasja është një fenomen kompleks, i cili, sipas ekspertëve, paraprihet nga një proces.
Sipas përkufizimit, një person që bën vetëvrasje është i vetëdijshëm për pasojat e vendimit të tij, d.m.th. ai person e kupton rëndësinë e veprimit të tij dhe kontrollon veprimet e tij.
Megjithatë, statistikat tregojnë se përqindja më e lartë e vetëvrasjeve (70-98%) kryhet nga personat me çrregullime të rënda mendore, personat në fazën terminale të sëmundjes dhe personat e varur – veçanërisht alkoolistët.
Sinjalet që tregojnë se një person po lufton me mendime vetëvrasëse:
▪ Personi flet se dëshiron të vrasë veten.
▪ Kërkon një mënyrë për të vrarë veten (kërkon në internet për të gjetur një ide ose një armë, etj.).
Shumica e njerëzve vetëvrasës nuk janë psikotik ose të çmendur. Ata janë të shqetësuar, të prekur nga mërzia prej humbjes, në depresion, ose të dëshpëruar, por shqetësimi ekstrem dhe dhimbja emocionale nuk janë detyrimisht shenja të çrregullimeve mendore.
Sapo te vetja ose te të dashurit tuaj të vini re këto dy shenja, është koha të telefononi për ndihmë.
Sjellje të tjera të rrezikshme që mund të tregojnë një rrezik serioz për vetëvrasje:
▪ Personi flet për dhimbje të padurueshme.
▪ Ai flet për të mos qenë barrë për të tjerët.
▪ Është vazhdimisht nën ndikimin e drogës ose alkoolit.
▪ Duket i ankthshëm, i shqetësuar, i pamenduar.
▪ Fle shumë ose shumë pak.
▪ Tërhiqet në vetvete.
▪ Tregon zemërim të madh.
▪ Ndryshime ekstreme të humorit.
Ka mite të mëdha që thonë se “një person që flet për vrasje nuk do ta bëjë kurrë atë” ose se “një herë një person vetëvrasës është gjithmonë një person vetëvrasës”. Mirëpo, gati të gjithë njerëzit që kanë tentuar vetëvrasje kanë dhënë ndonjë lloj gjurme apo paralajmërimi. Mos injoro qoftë edhe referimet indirekte ndaj vdekjes ose vetëvrasjes. Pohime si “Do të të vijë keq kur të iki unë”, “Nuk shoh rrugë tjetër,” – pa marrë parasysh sa kalimthi apo me shaka thuhen – mund të jenë indikatorë serioz për ndjenja vetëvrasëse.
Nëse një mik apo familjar është vetëvrasës, mënyra më e mirë për ta ndihmuar është të ofrosh të dëgjuarin tënd empatik. Tregoji të afërmit tënd që nuk janë vetëm dhe se ti do t’ja dish për ta. Megjithatë, mos merr përgjegjësi për të shëruar të afërmin tënd. Ti mund të ofrosh mbështetje, por nuk mund ta bësh një person vetëvrasës të bëhet më mirë. Ata duhet të bëjnë një përkushtim personal ndaj shërimit.
Kërkon shumë kurajo të ndihmosh dikë që është vetëvrasës. Të shohësh që një i afërm është duke u përballur me mendime për të marrë jetën e vetë mund të sjellë shumë emocione të vështira. Përderisa je duke ndihmuar një person vetëvrasës, mos harro të kujdesesh për veten. Gjejë dikë që i beson – një mik, familjar, ose këshillues – për të folur për ndjenjat e tua dhe për të marrë mbështetjen që të duhet ty.