ShowBizzz

Vajza më e bukur në botë është rritur, si duket ajo sot

Anastasiya Knyazeva u shpall “vajza më e bukur në botë” në vitin 2017. Tabloidët e quajtën atë Irina Shayk-ja e radhës dhe ajo u bë modelja më e re që u shfaq në Vogue franceze. Sytë e saj simpatikë blu të thellë, flokët e gjatë kafe dhe një fytyrë engjëlli, në kombinim me karizmën e saj pushtuan zemrat e shumë njerëzve dhe Anastasiya tani është në trend në Instagram me 1.4 milionë ndjekës.

Ndaj vendosëm të zbulojmë se çfarë ndodhi me Anastasiya-n, 2 vjet pasi ajo u bë sensacion në internet.

Si filloi gjithçka

Anastasiya e filloi karrierën e saj të modelingut kur ishte vetëm 2.5 vjeç dhe u bë goxha e famshme në moshën 4 vjeçare. Shumë marka u dashuruan me të sepse ajo vepronte natyrshëm në kamera dhe nuk ndihej aspak rehat. Në vitin 2015, nëna e Anastasiya, Anna, krijoi llogarinë e saj zyrtare në Instagram dhe filloi të promovonte vajzën e saj.

Anastasia u shndërrua në një yll.

Në vitin 2017, Daily Mail e quajti Anastasiya 6-vjeçaren “vajzën e re më të bukur në botë”. Ky titull i përkiste edhe modeles franceze, Thylane Blondeau. Publiku u mahnit nga tiparet e saj si kukull dhe sytë e mrekullueshëm blu.

Karriera e saj po lulëzon.

Në vitin 2018, Anastasiya ishte e 5-ta në listën e fëmijëve më të bukur në botë, sipas  L’Officiel . Modelja e re ka kontrata me shumë marka veshjesh duke përfshirë Chobi Kids, Kenguru dhe Kia Motors, punon si bashkë-prezantuese në shfaqje televizive dhe merr pjesë në filma.

Ajo nuk ndihet aspak si diva.

Pavarësisht gjithë vëmendjes, Anastasiya ka ende jetën e një fëmije normal. Ajo ndjek shkollën publike dhe nuk e kupton vërtet se sa e njohur është. Nëna e saj tregon se ishte vërtet e habitur kur fëmijët nga grupe të ndryshme shkollore filluan t’i afroheshin gjatë pushimeve të shkollës, për ta takuar. Por prindërit e saj po përpiqen shumë që të mos e shndërrojnë atë në një divë dhe ta rrisin si një fëmijë të zakonshëm.

Ajo ka të gjithë mbështetjen e familjes që i nevojitet.

Familja e Anastasias nuk është e lidhur në asnjë mënyrë me industrinë e modës apo modelingut. Nëna e saj është një ekonomiste dhe babai i saj punon në industrinë e makinave. Ajo gjithashtu ka një vëlla më të madh, Artemii, i cili është 7 vjet më i madh se Anastasiya. Megjithatë, ata bënë gjithçka që ishte e mundur për ta bërë karrierën e Anastasias të rritet./abcnews.al