Dy ish banorët e “Big Brother VIP”, Nita dhe Shpati, së fundmi kanë qenë pjesë e programit “E Diell”.
Përveç panelit të diskutimit, ata u bënë edhe pjesë e rubrikave me lojëra ku u përballën me shumë sfida dhe pyetje.
Një prej këtyre pyetjeve për ta ishte të tregonin se sa ishte paguar Shpati për të marrë pjesë në videoklipin e Nitës, në këngën e saj të fundit të titulluar “2 gota”.
Mirëpo, Shpati tregoi se ka refuzuar të paguhet por ka marrë pjesë pa pagesë vetëm për shkak të respektit që ka ndaj Nitës.
Kujtojmë se ky videoklip i hapi edhe ‘probleme’ dyshes, pasi ata u panë së bashku duke hyrë në hotel, aty ku xhirohej klipi, dhe kaq mjaftoi që të nisnin aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre.