ShowBizzz

Pushimet luksoze të Arjola Demirit dhe Adriana Matoshit, zbulohet çmimi për një natë i hotelit ku po qëndrojnë

Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi janë mikesha të ngushta prej disa kohësh tashmë.

Ato nuk hezitojnë të tregojnë publikisht dashurinë e madhe që kanë për njëra-tjetrën, e së fundmi vajzat kanë ndarë pjesë nga udhëtimi i tyre drejt Egjyptit për të shijuar disa ditë pushim së bashku.

Aktoret kanë ndarë në profilet e tyre në Instagram disa foto ku shfaqen krahë njëra- tjetrës në natyrë.

Edhe jemi zënë këto ditë për mospërputhje karakteresh, jo plazh, jo xhirojmë, tani jo pastaj, jo restorant italian, jo japonez hehe por fotografitë bashkë i kemi flakë (për çfarë ziheni ju me shoqen e ngushtë)”, ka shkruar Arjola në mbishkrimin e postimit të fundit.

TS Poll - Loading poll ...

Mirëpo vendi ku po pushojnë dy mikeshat duket se është goxha luksoz. Kjo pasi së fundmi është zbuluar se një dhomë në hotelin ku qëndrojnë aktoret kap vlerën e 1 mijë euro për një natë.