Melisa Lleshi komentohet vazhdimisht sa i përket jetës private.
Ish-konkurrentja e njohur ka qenë aktive pas pjesëmarrjes së saj në ”Përputhen” me muzikë po ashtu edhe me pjesëmarrjen e saj në disa emisione, fillimisht në Dance Albania e pastaj në Big Brother Vip Kosova.
Por duket se kemi të reja nga Melisa edhe sa i përket jetës sentimentale.
Sipas “n’ZOOM” ajo ka nisur një lidhje të re dashurie me reperin nga Prizreni, One T.
Po i njëjti burim thekson se romanca e tyre nuk ka më shumë se 1 muaj.
Kujtojmë se Melisa ka qenë e lidhur me një tjetër konkurrent të “Përputhen”, Andi Shehun, por i dhanë fund romancës disa muaj më parë.