ShowBizzz

‘’Duje’’ e Albinës do të jetojë përgjithmonë falë partnerit të saj, këngëtarja merr dhuratën më të bukur

Ndonëse nuk arriti rezultat të lartë në festivalin europian, kënga “Duje” e Albina Kelmendit do të jetojë përgjithmonë në formën më të bukur.

Partneri i këngëtares, Valoni, i ka bërë Albinës një dhuratë unike duke përjetësuar emrin e këngës.

Për t’ju ardhur në ndihmë një kategorie individësh speciale, ai ka hapur një Qendër Rekreative për Persona me Sindromën Down dhe Autizëm e kjo qendër mban pikërisht emrin “Duje”.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vet Albina përmes rrjeteve sociale duke pozuar para qendrës.

Duje do jetojë gjithmonë falë teje”, ka shkruar Albina duke etiketuar partnerin e saj.