Princi i kurorës i Jordanisë Husein dhe arkitektes së Arabisë Saudite, Rayëa Al Saif u martuan të enjten në Pallatin Zahran në kryeqytetin Aman.
Më shumë se 100 të ftuar morën pjesë në dasmë, duke përfshirë Princin William dhe Princeshën Kate, si dhe Zonjën e Parë të SHBA Jill Biden dhe vajzën e saj Ashley.
Princi Hashem bin Abdullah, vëllai më i vogël i princit të kurorës Husein, ishte shoqëruesi zyrtar i nuses.
Dasma e trashëgimtarit të fronit 28-vjeçar dhe arkitektes 29-vjeçare është transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Ata u martuan sipas ritit islam./abcnews.al
/abcnews.al