Më mirë një shkurorëzim i mirë sesa një martesë e keqe – është fjalë e urtë të cilën e kemi dëgjuar shumë herë, mirëpo me të cilën nuk pajtohen hulumtimet më të reja të Universitetit të Linkolnit dhe Fondacionit të martesës.
Studimi mohon besimin shumë të përhapur që shumica e çifteve qëndrojnë së bashku për shkak të fëmijëve.
Janë analizuar të dhënat e 10.000 njerëzve, të cilët u janë përgjigjur pyetjeve mbi kënaqësinë me lidhjen drejtpërdrejt pas lindjes së fëmijës së parë dhe dhjetë vjet më vonë.
Mezi çdo i dhjetë çift ka qenë i kënaqur edhe një decenie më vonë, ndërsa një e katërta e të intervistuarve kanë pranuar që kanë pasur fazë të keqe pas lindjes së fëmijës së parë, mirëpo tani janë shumë të lumtur.
Çiftet jashtëmartesore kanë qenë dy herë të gatshëm për ndarje kur kanë pasur ditë të këqija sesa partnerët e martuar.
Gjithashtu, është për t’u befasuar, më parë do të ndaheshin ata të cilët kanë thënë që nuk dinë nëse janë të lumtur sesa ata të cilët kanë pranuar që janë të dëshpëruar.
Autorët e studimit rekomandojnë çiftet që të mos shkurorëzohen, duke theksuar që të përjashtohen rastet ekstreme siç janë dhuna, shumica do t’i përballojnë vështirësitë të cilat i bëjnë të palumtur.
E verifikon këtë e dhëna që vetëm një çift ndër katërqind të tjerë të cilët nuk kanë qenë të lumtur pas lindjes së fëmijës do të jetë i pakënaqur edhe pas një decenie.