“Pushime On Top” është prezantuar prej shumë vitesh nga Ori Nebiaj. Por me largimin e saj, u tha se do të ishte pikërisht Zhaklin Lekatari ajo që do të vijonte aventurën e verës.
Megjithatë, duket se gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe Zhaklina nuk do të jetë në ekranin e Topit as tek formati veror dhe as sezonin e ardhshëm të Big Brother.
“Kryefjala” ka zbuluar se Lei Kraja do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili i përshtatet me energjinë dhe pozitivitetin e saj.
Nga ana tjetër do të jetë Eni Shehu që do ta shoqërojë në këtë aventurë, duke bërë kështu një dyshe plot adrenalinë. Lakimi i emrit të Zhakut u bë teksa ajo vijonte në pozicionin e opinionistes në Big Brother. Por duhet thënë se ky rol nuk përfundoi shumë mirë për të.
Shkak janë bërë debatet e shumta me banorët, por tensioni u ndje edhe me moderatoren, Arbana Osmani, që herë pas here i kërkonte të pushonte.
Duket se kjo eksperiencë e mbyllur jo shumë mirë, ka bërë që Zhaku mos të ketë mundësinë të vijojë me rrugëtimin e saj në këtë televizion.