Romanca e Luiz Ejllit me Kiara Titon, e krijuar dhe kurorëzuar në martesë brenda programit të “Big Brother VIP”, u komentua mjaft në rrjet.
Shumë prej personazheve ngritën dyshime për vërtetësinë e çiftit. Diçka të tillë e bëri së fundmi edhe Krist Aliaj.
Teksa ishte i ftuar në “E Diell”, Kristi u shpreh për romancën e Luizit me Kiarën se është drejt fundit.
“Luizi është i paqartë. I çorentiuar. Pas 5 muajsh, pasioni fillestar tani po mbaron dhe tani kjo duket. Po zbehet. Duhet të gjejnë mënyra të tjera për ta mbajtur lart pasionin. Kuptohet nga sjellja e Luizit.”- tha Kristi.