Edhe këtë javë moti do të jetë i paqëndrueshëm. Metereologia Lajda Porja thekson se paraditja do të jetë kryesisht me diell ndërsa pasditja sjell vranësira dhe reshje shiu.
Supriza sjell e enjta dhe e premtja, ku sipas metereologes, parashikohen edhe rebeshe shiu dhe breshëri në disa zona të vendit.
Sa i përket temperaturave të ajrit, minimalet do të jenë 11 gradë ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 31 gradë celcius kryesisht në Gjirokastër dhe Kuçovë.
Porja shton se disi më e favorshme do të jetë vija bregdetare, ku edhe pse do të ketë vranësira të shumta, nuk pritet që të ketë reshje shiu.
“Do të jetë një javë tepër dinamike. Paradite do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku në disa zona parashikohen deri në 31 gradë.