ShowBizzz

Mjaftuan dy muaj! Merr fund lidhja e çiftit të njohur

Taylor Swift dhe Matty Healy duket se u ndanë pas dy muaj lidhje, fill pas qarkullimit të lajmit se Healy puthi një roje sigurie në Danimarkë.

Burime të afërta të çiftit u shpreh se ata janë shumë të zënë me punët e tyre dhe e kuptuan se në të vërtetë nuk janë për njeri-tjetrin:

“Taylor dhe Matty u ndanë. Ata të dy janë jashtëzakonisht të zënë dhe e kuptuan se nuk janë vërtet për njëri-tjetrin. Miqtë e Taylor-it duan atë që është më e mira për të dhe nuk janë të shokuar që marrëdhënia e tyre përfundoi.”- shprehet burimi.

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën që kur ata shiheshin vazhdimisht bashkë nqë fillim të majit, ku ai e shoqëronte edhe në shfaqje të ndryshme të turneut të saj.

Paparacët i panë së bashku edhe në studion e regjistrimit të “Electric Lady”, duke shëmbyer puthje.