Horoskopi

Horoskopi i muajit qershor: Peshorja dhe Akrepi

PESHORJA
Më në fund qielli pastrohet për të lindurit e Peshores. Marsi është në aspekt të shkëlqyer, Mërkuri ju ndihmon nga data 11. Nuk mund të pretendohet për një mrekulli, por kushte kanë ndryshuar nga ato të muajve të fundit, pasi rikthehet shpresa. Mundësitë janë më të mëdha dhe duhet të harroni çdo problem teknik apo financiar. Favorizohen aktivitete që ndihmojnë në shfaqjen e ambicieve. Përgjegjësi të reja dhe fitime për ata që kanë pasur ide fituese. Do të ishte e rëndësishme të përfundonte rinovimi aq i dëshiruar në muajt e fundit. Gjërat janë edhe më të mira për ata që kanë ngecur për një kohë të gjatë.

Diçka po lëviz dhe po fillon të funksionojë! Këtë muaj nisin të zhbllokohen tregtitë dhe situatat që kishin mbetur të pandryshuara. Sigurisht që do të jetë e nevojshme të ndërmjetësoni, mos prisni maksimumin. Ditë interesante janë datat 16, 17, 21. Megjithatë, pesë ditët e fundit të qershorit janë më pak fitimprurëse. Një luftë e vërtetë vazhdimi i marrëdhënieve sentimentale! Këtë e dinë mirë sidomos ata që, ndonëse të lidhur me dikë, duhej të kapërcenin konfliktet në muajt e fundit. Qershori është një muaj çlirimi, kapërcimi provash, sidomos pas datës 5 kur edhe Venusi do të rikthehet në shenjën tuaj. Rikthehet nevoja për të përjetuar plotësisht sferën emocionale dhe sentimentale. Mbizotëron pasioni dhe sensualiteti, si armët më të mira për të shpëtuar lidhjet e ftohta dhe të mërzitshme. Lidhjet që kanë pësuar një distancë psikologjike, ose fizike janë në rikuperim.

Ditët më të favorshme për t’iu përkushtuar dashurisë do të jenë datat 16, 18, 25.Stresi nuk mungon kurrë në punë, edhe pse në këtë periudhë të vitit mund të thuhet se më e keqja ka kaluar. Ata që duhet të bëjnë kontrolle periodike do të jenë më të kënaqur, pasi po u zgjidhen disa probleme. Duhet të bëni gjumë më të rregullt, për të gjetur një ekuilibër të brendshëm. Do të keni përmirësime në datën 11. Ndërsa data janë fort të mira janë, 27, 28, 29 dhe 30.

AKREPI
Ata që e kanë lënë të sigurtën për të pasigurtën, për aventurën apo sepse nuk donin më të rrinin në një vend, është normale që tani janë në fazë përshtatjeje. Eksperiencat profesionale që keni pasur në pjesën e parë të vitit nuk ishin të jashtëzakonshme. Në qershor, nëse keni një punë, kontrata e së cilës rinovohet çdo vit, ka të ngjarë të dyshoni nëse doni ta bëni. Nëse punoni keni një punë fikse, s’keni ç’bëni, duhet të kënaqeni. Situatat e krijuara këto ditë garantojnë diçka të mirë, por për një kohë të kufizuar. Vazhdimësia nuk garantohet nga një punë e vetme, por nga aktivitete të shumta që do të ndryshojnë me kalimin e muajve. Ky është një vit në të duhet të ndërmjetësoni dhe të shmangni stresin e tepërt.

Qershori është i veçantë kur bëhet fjalë për çështje sentimentale. E dini që kur nuk e pëlqeni dikë bëheni ironik, por edhe kur e keni qejf dikë, e provokoni dhe e ngacmoni. A duhet ta bëni tani? Ndikimi i Venusit dhe Marsit na këshillon të jemi të kujdesshëm, veçanërisht nëse ju intereson një lidhje dhe nuk doni të shkatërrohet. Ditë të favorshme do të jenë datat 7, 8, 14, dhe 15, ndërkohë që nga data 21 do t’i forconi goxha pozitat. Kushdo që vendos të bashkëjetojë, ose të lidhet me dikë mund ta bëjë këtë për të rregulluar disa situata që kanë filluar keq në të kaluarën, për shembull për të mbrojtur një fëmijë. Kujdes nga përplasjet për krenari dhe padurim, sepse mund t’ju shtyjnë të hidhni hapa të nxituar. Diskutimet për një shtëpi, një pronë.

Ju dëshironi të keni më shumë para, më shumë qetësi. Ju kërkoni garanci afatgjata dhe për momentin s’ka të tilla. Shmangni stresin e tepërt në dy javët e para të muajit. Shpenzimi i parave me shpejtësi marramendëse ju krijon tension. Më mirë mos e teproni në datat 21 dhe 22 dhe do ta merrni veten në datat 29 dhe 30.