Lajme

27 vite pas vdekjes, Tupac nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame

Reperi legjendar Tupac Shakur, më në fund është nderuar me një yll në Hollywood Walk of Fame këtë të mërkurë.

Shakur iu bashkua listës së rreperëve dhe aktorëve që janë të ekspozuar në famshmen “Walk of Fame” të Hollywood-it, 27 vite pas vdekjes së tij në 1996.

Në një ceremoni të prezantuar nga legjenda e radios në SHBA, Big Boy, motra e Tupac, Sekiywa Shakur mori yllin e 2758-të të “Walk of Fame” në emër të ikonës së ndjerë të hip-hopit.

Shakur mori një yll në “Hall of Fame” pas karrierës së madhe që bëri në muzikën rap dhe ka mbajtur role kryesorë në disa nga filmat më të njohur të kulturës së hip-hopit si “Juice”, “Above the Rim” dhe “Poetic Justice”.

Ylli i sapo vënë i Tupac ndodhet në zonën e 6212 Hollywood Boulevard në Hollywood.

Faqja zyrtare e Hollywood Walk of Fame ka reklamuar albumet më të shitura të Tupac si “All Eyez on Me” i vitit 1996, këngën hit “Dear Mama” dhe “Changes”, si veprat e tij më të mëdha.

Tupac Shakur u qëllua për vdekje më 7 shtator 1996 , nga të shtënat drejt makinës së tij në Las Vegas, Nevada. Ai ishte 25 vjeç.