ShowBizzz

Hailey Bieber hyri në dollapin e Justinit dhe i mori të brendshmet: Ja si duket e veshur me to

Hailey Bieber është bërë me veshje të reja këtë javë, që nuk i mori në vendet ku i merr zakonisht, por në dollapin e bashkëshortit të saj Justin.

Të martën, 26-vjeçarja ndau një foto në Instagram me mbishkrimin “veshje nga dollapi i Justin”, duke pozuar me të brendshmet e këngëtarit.

Në foto ajo shfaqej me një xhaketë bezhë, një bluzë me vija dhe me sa duket, dhe të brendshmet e Justin-it – ndoshta Calvin Klein duke pasur parasysh fushatat e tij të shumta me markën. Ajo e kombinoi këtë look me një palë conversa dhe syze dielli.

ImageHailey Bieber

Ndërsa Biebers njihet për kombinimet matchy-matchy në veshjet e tyre, herë pas here Hailey futet fshehurazi në dollapin e Justin-it. Në janar, ajo veshi një hoodie me fytyra të buzëqeshura nga marka e veshjeve të Justin-it, Drew House.

Dhe rreth një muaj më parë, ajo kishte veshur atë që shumë menduan se ishte xhupi i Justinit për shkak të origjinës së tij kanadeze (xhaketa ishte me logon e Toronto Argos, një ekip futbolli në veri).

Stili i Hailey-t shpesh përzien elementë të veshjeve për meshkuj – xhinse të gjera, pallto të gjata, atlete të mëdha – kështu që, me të vërtetë, dollapi i Justin është ndoshta vendi i përsosur për Hailey-n kur ka nevojë për rroba të reja. Duke folur me GQ, Justin konfirmoi se të dy shpesh shkëmbejnë rroba, duke thënë “Ne priremi të ndajmë rrobat”.