LifeStyle

A duhet të shqetësoheni nëse flokët ju bien më shumë gjatë verës

Rënia e flokëve është një fenomen që vërehet gjatë gjithë vitit por disa njerëzve u ndodh më shumë në muajt e verës.

Sipas ekspertëve, gjatë verës shumë njerëzve u bien më shumë flokë, por kjo nuk është diçka për t’u shqetësuar.

Kjo është për shkak të ciklit natyral të flokëve. Rënia normale e flokëve është për faktin se qimet nuk janë të gjitha në të njëjtën fazë të rritjes: çdo ditë disa rigjenerohen dhe të tjerët vdesin. Pra, humbja e deri në 100 qime në ditë është normale.

Humbja tregon se cikli jetësor i boshtit të flokëve ka përfunduar dhe një i ri do të dalë nga gjëndra. Lëkura e kokës i mban flokët në muajt më me diell për të mbrojtur kokën nga djegia nga dielli. Në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës, flokët fillojnë të bien.