ShowBizzz

I fali shpullën por jo ofendimet për Kiarën! Zbulohet prishja e raportit të Luizit me Kejvinën

Në “Big Brother VIP”, një nga ndodhitë që u komentua më shumë ishte momenti kur Kejvina Kthella gjuajti me shpullë Luiz Ejllin.

Madje, asokohe ajo habiti me fjalët ndaj Luizit, duke u shprehur se të paktën e ka të atin gjallë.

Kejvina u kritikua shumë nga ndjekësit, duke e detyruar atë të mbyllte rrjetet sociale për disa kohë, vetëm për tu kthyer më pas e penduar për veprimin.

Pas daljes nga BBV, Luizi dhe Kejvina ndiqeshin në Instagram, dhe raportet mes tyre ishin mirë, të paktën deri pak ditë më parë, pasi u vu re se dyshja nuk ndiqeshin më.

Shumë aludime u përhapën në rrjet se çfarë ndodhi këtë herë mes Luizit dhe Kejvinës, ndërsa sot, burime për “Panorama” kanë treguar prapaskenat e zënkës.

I njëjti burim konfirmon se sipas miqve të afërt, raporti mes tyre u prish pas disa deklaratave të ndryshme që Kejvina ka bërë për Kiara Titon, çfarë ka bërë që jashtë Luizi të ndikohet nga bashkëshortja e tij dhe të distancohet njëherë e mirë nga modelja.

Pak më parë Kejvina tha se Kiara ka xhelozi ndaj Efit sepse doli lojtare më e zgjuar. Ndërsa theksoi se fama po shkatërron Kiarën, ndërsa kjo e fundit të dashurin e saj.

“Kiara s‘ka asgjë më shumë sesa xhelozi për Efin, sepse atë e do publiku dhe nuk e kapërdin dot faktin që Efi kapi lojën para saj, që është më e zgjuar se ajo. E ka personale me Efin dhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini ju). Ndërsa Efi ska pse të mërzitet që nuk e gjeti Luizin si më përpara se ka kaluar 2 muaj nga dalja jote dhe loja ka ndryshuar. Efi hyrjen në BBV e bëri me miken e jetës, Mikelën dhe kur erdhi puna tek loja zgjodhi të ndahej nga ajo. Luizi ka 102 ditë aty brenda dhe është i dërrmuar psikologjikisht, dhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj vendosi ti besonte të dashurës së tij. Por e dashura e tij e ka mendjen tek fama dhe jo dashuria për të. Çfarë faji ka Luizi që është verbuar dhe ka dashuruar vajzën e gabuar? Kiarita po shkatërron Luizin, fama po shkatërron Kiarën.”

Kjo thuhet të jetë deklarata që solli krisjen mes modeles dhe Luizit.