ShowBizzz

Tjetër dasmë “vip” në horizont! Venera Lumani dhe Lind Islami do të martohen së shpejti

Një tjetër çift do të kurorëzojë dashurinë në martesë brenda pak muajve. Bëhet fjalë për Venera Lumanin dhe Lind Islamin, një nga çiftet më të dashura për publikun dhe ndër artistët më të talentuar.

Këngëtarja ka zbuluar në “Ftesë në 5” se do të ketë dasmë këtë vit dhe çifti do të martohen në vjeshtë.

“Ne e kemi në mend që të bëjmë diçka të vogël. Ndoshta do e nisim si të vogël, por do përfundojë në diçka të madhe. Besoj që në fund shtatori, fillim tetori do të jemi edhe ne.”, tha  këngëtarja duke mos zbuluar më shumë detaje rreth ceremonisë që kanë planifikuar.