Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në Fier.
Një motor policie është përplasur me një furgon, e si pasojë është lënduar efektivi i policisë.
Drejtuesi i motorit është shoqëruar nga autoambulanca për në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit