ShowBizzz

Nuk janë parë asnjëherë bashkë pas “BBVIP”, Luizi zbulon si është raporti i tij me Efin

Marrëdhënia e Luizit me Efin në shtëpinë e “BBVIP” erdhi me shumë ulje-ngritje, nga një miqësi e fortë përfundoi në një rivalitet të madh, por që gjithmonë u duk i shoqëruar nga ndjenja të sinqerta.

Pas mbarimit të programit, pritej që ata të kishin një raport shoqëror jashtë shtëpisë, ose të paktën të takoheshin e të krijonin kontakt, megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur deri më tani.

Nuk e kemi parë të ndodhë publikisht, por mesa duket nuk ka ndodhur as privatisht.

I ftuar dje në “Për’puthen” si opinionist, Luizi u pyet pikërisht për marrëdhënien me Efin.

Sa i takon raportit të tyre sot Luizi tha:

“Mirë i kam marrëdhëniet. Nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, të kem kohë me pi me Efin”.

Kështu, ai konfirmoi se mes tyre nuk ka probleme apo “armiqësi”, megjithatë nuk janë takuar ende, por pritet të ndodhë shumë shpejtë, pasi po ashtu shtoi:

“Do e pi (kafen), me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”.