ShowBizzz

Shpërthim gjatë xhirimeve të filmit ‘Gladiator 2’, gjashtë persona përfundojnë në spital

Ndalen xhirimet e “Gladiator 2” pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Marok. Gjashtë anëtarë të ekuipazhit u desh të dërgoheshin me urgjencë në spital kur një shpërthim i madh shkaktoi një zjarr të rrezikshëm.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me aksidentin, por gjithçka duket se tregon se ishte një përpjekje për efekte speciale të shkuara keq. Të tjerë raportojnë se ka ndodhur gjatë xhirimeve të një skene të rrezikshme.

Siç raportojnë mediat e huaja, ka pasur shumë të plagosur në grupin e xhirimit, ndërsa kompania e produksionit, Paramount Pictures, ka komentuar zyrtarisht ngjarjen.

“Gjatë xhirimeve të një skene të planifikuar, ndodhi një aksident në të cilin disa anëtarë të ekuipazhit të prodhimit pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën. Ekipet mjekësore dhe të sigurisë në terren kanë mundur të veprojnë me shpejtësi në mënyrë që të prekurit të marrin menjëherë kujdesin e nevojshëm. Të gjithë ata janë në gjendje stabile dhe vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor”, tha Paramount Pictures.

Ndërkohë, xhirimet janë ndërprerë për një kohë të pacaktuar./abcnews.al