“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” sjell vëmendjen te personazhet e famshëm dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Luizi ka rënë nga froni dhe vendin ia ka zënë Ronaldo, i cili ka fituar më shumë ndjekës këtë javë.
Vendin e parë për këtë javë e rrëmben Ronaldo Sharka me 5 mijë ndjekës më shumë për këtë javë.
Në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar.
Me po 3 mijë ndjekës të shtuar është dhe Kiara Tito. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve”.
Elvis Pupa gjithashtu si Jori ka shtuar 3 mijë ndjekës, nga 243 mijë ka shkuar në 246 mijë fansa në Instagram.
Jori Delli këtë javë ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.
Në vend të gjashtë renditet Dea Mishel, e cila ka shtuar 2 mijë ndjekës në Instagram.
Keisi Medini ka shtuar 2 mijë ndjekës në Instagram.
Olta Gixhari këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë fansa në Instagram.
Me humbje ka rezultuar Armaldo Kllogjeri, duke rënë me 1 mijë ndjekës. Nga 125 mijë, tani ai ka 124 mijë ndjekës
Kristi këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës.