Kuriozitete

Si të bëni balona artificialë me helium

Përse t’i blini, kur mund t’i punoni vetë. Ja si do t’i punoni

Është fakt që balonat të cilët ju i punoni, nuk do të qëndrojnë pezull në tavan mu si ata të mbushur me helium, por mund të jenë zëvendësim adekuat dhe i lirë.

Ajo që do t’ju nevojitet, pos balonave, me siguri e keni në kuzhinën tuaj.

Siguroni këto gjëra:

– disa balona
– një shishe e zbrazët plastike një litërshe apo një litërshe e gjysmë
– hinka
– uthulla
– soda e bukës

Procedura:

Mbushni një të tretën e shishes me uthull. Pastaj në balonë, me ndihmën e hinkës, vendosni 2 – 3 lugë çaji me sodë buke, kini kujdes që soda të mos derdhet futeni balonën në grykën e shishes dhe reaksioni do të pasojë shpejt.

Balona do të mbushet me dyoksid karboni, të cilin do ta lirojë soda në kombinim me uthullën.

Kur të mbushet balona, vetëm lidheni dhe ngjiteni në tavan me ndihmën e elektricitetit statik.

Këtë do ta arrini duke e fërkuar balonën paraprakisht me materialin i cili do t’i japë elektricitet apo thjesht fërkojeni për flokët tuaja.

Efekti do të jetë i pabesueshëm dhe balona do të qëndrojë së paku pesë orë ngjitur për tavan.

Me këtë truk të thjeshtë, vogëlushëve tuaj do t’u ofroni argëtim të papar