Ditën e djeshme më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë.
Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë.
Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.
E postimet nga kjo ngjarje kaq e veçantë për bukuroshen padyshim që po vazhdojnë, por sigurisht dhe komentet e ndjekësve nuk mund t’i ndalojë.
Edhe pse shumica prej tyre në të tilla raste janë pozitive ka dhe disa prej tyre që kanë shumë nota negativiteti dhe mllefi.
Pikërisht një rast i tillë i ka ndodhur Kleas, së cilës i ka ardhur një mesazh shumë i çuditshëm në llogarinë e saj në Instagram: “Çift shumë bosh.
Sikur e imponoje këtë qypin për çdo gjë. Një dasmë e shpifur dhe shumë e stisur.”
E një reagim nuk ka munguar edhe nga ana e aktores:
“Të drejtë ke moj motër. Nuk e ke idenë sa jemi lodhur duke u shtirur. Po rrofsh që e vure re se thashë çne. Duhej kjo duhej”.