Kuriozitete

Eksperti i inteligjencës artificiale: “Tani është koha të mos bëni fëmijë”

Ish-drejtori i biznesit në Google X, Mo Gawdat, ka lëshuar një paralajmërim të fortë së fundmi për rreziqet e inteligjencës artificiale. Eksperti i inteligjencës artificiale në podcastin “Diary of a CEO” të Sterven Barlett, tha se ky është momenti që njerëzit të mos bëjnë më fëmijës, nisur nga rreziqet që vijnë nga AI:

“Rreziqet janë aq të këqija, saqë kur merren parasysh të gjitha kërcënimet e tjera për njerëzimin, duhet të ndaloni së bëri fëmijë nëse ende nuk jeni bërë prind. Nuk ka pasur kurrë një stuhi të tillë në historinë e njerëzimit, qoftë ekonomike, gjeopolitike, ngrohja globale, ndryshimet klimatike, e gjithë ideja e inteligjencës artificiale. Kjo është një stuhi, ka shumë pasiguri. Nuk ka qenë kurrë më intensive. Nëse vërtet i do fëmijët e tu, do të dëshiroje t’i ekspozoje ndaj të gjitha këtyre gjërave?”

Ai tregoi se nga një “adhurues” i inteliegjencës artificiale, tashmë e gjen veten duke bërë pyetje dhe duke qenë mjaft kritik ndaj saj:

“Kam kaluar karrierën time duke u magjepsur nga roli që luan teknologjia dhe tani sfida më e madhe me të cilën është përballur ndonjëherë njerëzimi është përballë nesh. Inteligjenca artificiale është kulmi i avancimit teknologjik dhe unë mendoj se do të jetë e paprecedentë në përcaktimin e mënyrës se si është formuar bota. Sofistikimi i inteligjencës dixhitale është i tillë që ajo është bërë autonom dhe është diçka që duhet të apelohet, në vend që të kontrollohet.”

Megjithatë, Gawdat nuk është i vetmi që flet për rreziqet e AI, teksa muajin e shkuar, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman dhe “kumbari i inteligjencës artificiale” Geoffrey Hinton ishin disa tprej atyre ekspertëve që paralajmëruan për kërcënimin që inteligjenca artificiale po paraqet për njerëzimin. Për ta rreziku është aq katastrofik sa njerëzimi mund të humbasë aftësinë për t’u vetëqeverisur dhe do të bëhet plotësisht i varur nga makineritë. Vendet në mbarë botën po përpiqen të nxjerrin rregullore për teknologjinë në zhvillim.