![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/nuk-i-ndahet-asnje-moment-kush-eshte-gruaja-qe-e-ndjek-me-gps-arber-hajdarin_6484eecc0f99e.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Është një grua që e ndjek Arbër Hajdarin me GPS dhe jo nuk është bashkëshortja e tij.
Bëhet fjalë për nënën e opinionistit. I ftuar në në emisionin “S’e luan topi”, ai u shpreh se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse është gjithë kohës e shqetësuar dhe e merakosur për fëmijët e saj.
“Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku.
I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë.”