Sipotikania e “Meteoalb”, Lajda Porja foli për situatën meteorologjike në vend për ditët në vijim.
Porja bëri me dije se temperaturat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente ditët në vijim, sakaq për nesër pritet reshje shiu në pjesën e dytë të ditës.
“Temperaturat janë rritur ndjehem dhe priten të rriten edhe ato minimale. më parë kemi qenë më freskët. Temperaturat priten të shkojnë deri në 32 gradë.
Dita e nesërme do të sjelle rrjeshje shiu në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të kemi ndryshim të situatës deri në datat 16 dhe 17.
Reshjet do jenë prezentë deri në fund të qershorit, jo në mënyrë periodike. Do ndryshoje tabloja, e hëna do regjistrojë temperaturën 32 gradë.