![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/perfshihet-nga-flaket-lokali-i-noizyt-ne-durres_64858a6c087bf.jpeg?resize=675%2C316&ssl=1)
Lokali i reperit të njohur, Noizy është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Biznesi në pronësi të babait të reperit, Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit.
Ndërkohë, sipas informacioneve të policisë, mësohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al