ShowBizzz

Sara Hoxha pjesë e filmit të Luizit dhe Oltës?!

Pas aludimeve në rrjet, u konfirmua se do të vijë një film me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.

Deri tani është zbuluar se në film, dyshja do të jenë çift bashkë.

Edhe vetë Luizi postoi një foto pak më parë ne InstaStory, ku shihej krah aktores, duke treguar se xhirimet kanë filluar.

Mirëpo së fundmi burimet kanë zbuluar gjithashtu se pjesë të këtij filmi do të jetë edhe Sara Hoxha, blogerja e njohur, partnerja e Ledri Vulës.

Kujtojmë se Sara ka qenë konkurrente edhe në Dancing With The Stars, ku doli edhe fituese.