Horoskopi

Ja si do u shkojnë çeshtjet e zemrës 12 shenjave të horoskopit

DASHI
Do të ketë të reja edhe në aspektin sentimental këtë muaj dhe çiftet që duan të fillojnë një projekt së bashku, një aktivitet, do të jenë edhe më me fat. Jupiteri mund të ndihmojë edhe ata që synojnë të ndërrojnë shtëpi. Zemrat e vetmuara do të kenë të reja. Prandaj vera e vitit 2023 do të jetë shumë e rëndësishme për takime romantike, madje mund të lindin emocione të veçanta. Me pak fjalë, çdo gjë lejohet kur yjet janë të favorshëm, edhe ndonjë shkelje e vogël.

DEMI
Ata që kanë një lidhje dashurie të bukur dhe të konsoliduar, nuk duhet ta prishin për arsye të parëndësishme. Në fakt, qershori është një muaj debatesh që nisin pa ndonjë arsye të caktuar. Duhet të keni kujdes nga provokimet, pasi mund të sjellin pakënaqësi ose trazira. Nëse nuk është sqaruar plotësisht situata me një ish, tregoni kujdes të veçantë sepse mund të përsëriten disa pavendosmëri. Nëse po kërkoni një lidhje të re, jeni të favorizuar. Sharmi, simpatia dhe një dozë shumë e këndshme butësie do t’ju bëjnë qendër të vëmendjes, por nuk do të dorëzoheni lehtë. Këto ditë do të mendoheni gjatë para se të vendosni për diçka. Nuk është një muaj i rëndë, por vetëm pak shqetësues, ose plot përgjegjësi dhe nuk keni mendime pozitive për dashurinë. Mundohuni të mos ta humbni durimin në dhjetë ditët e fundit të muajit.

BINJAKËT
Qershori është i favorshëm për lidhje, kontakte, sidomos nga data 11. Mos harroni se dashuria duhet motivuar vazhdimisht. E keni zët të jeni pranë një personi që flet ngadalë ose dembel. Lidhjet më të mira janë me ata që ofrojnë gjithmonë një mundësi për të menduar, marrëdhënie ku nuk mungon kureshtja. Këtë muaj ata që janë vetëm do të mund të njihen me shenjat e Luanit dhe Dashit. Ndërsa me Shigjetarin mund të lindin disa dyshime.

GAFORRJA
Në marrëdhëniet personale dhe profesionale, ka më shumë predispozitë për të kuptuar, edhe goxha kreativiteti. Vihet re një dëshirë për t’iu rikthyer dashurisë pasi ndikimi i Venusit në shenjën tuaj, mund të favorizojë disa takime të veçanta. Kjo situatë do të jetë e favorshme deri në datën 5 të këtij muaji, më pas do të stabilizojë lidhjet. Në përgjithësi, qershori mundëson rikuperimin e ndjenjave dhe përjetimin e emocioneve të veçanta. Vendimi për të bërë një fëmijë mund të jetë i vështirë, pasi paratë nuk mjaftojnë kurrë, por mund të guxoni. Jupiteri dhe Saturni tani kanë një ndikim pozitiv në shenjën tuaj. Rikthehet edhe dëshira seksuale.

LUANI
Qershori është një muaj i veçantë nga pikëpamja sentimentale, sepse Afërdita kalon në shenjën tuaj në datën 5, duke u larguar më 9 tetor. Nëse është e rëndësishme lidhja që keni, ajo do të vazhdojë, për sa kohë jeni të bindur. Në shtëpi përpiqemi të bëjmë gjithçka për të kompensuar të ardhurat dhe shpenzimet. Disa nga idetë tuaja për një projekt mund të jenë në kundërshtim me ato të partnerit tuaj. Ka gjasa që ata që kanë vendosur të martohen, duhet ta shtyjnë edhe për disa javë. Bëni mirë të shmangni gjykimet, pasi në këtë moment nuk ju shkon roli i llafazanit që flet pa pushim.

VIRGJËRESHA
Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mos jini mosbesues dhe jepuni. Sidomos zemrat e vetmuara. Në fakt, këshillohet të dashuroni në qershor, sepse ndikimi i Marsit në shenjën tuaj, nënkupton shtim të pasionit. Çiftet duhet të shmangin problemet. Padurimi dhe nervozizmi i madh, si pasojë e punës, duhet t’i lënë vend pasionit. Është gjithnjë e më e fortë nevoja për të përjetuar sferën emocionale dhe sentimentale qetësisht. Për shenjën e Virgjëreshës është e gjatë koha për t’u dashuruar. Çiftet që kanë vite bashkë, duhet t’i zgjidhin çështjet familjare në lidhje me trashëgiminë dhe ndarjet me këshillën e një eksperti.

PESHORJA
Një luftë e vërtetë vazhdimi i marrëdhënieve sentimentale! Këtë e dinë mirë sidomos ata që, ndonëse të lidhur me dikë, duhej të kapërcenin konfliktet në muajt e fundit. Qershori është një muaj çlirimi, kapërcimi provash, sidomos pas datës 5 kur edhe Venusi do të rikthehet në shenjën tuaj. Rikthehet nevoja për të përjetuar plotësisht sferën emocionale dhe sentimentale. Mbizotëron pasioni dhe sensualiteti, si armët më të mira për të shpëtuar lidhjet e ftohta dhe të mërzitshme. Lidhjet që kanë pësuar një distancë psikologjike, ose fizike janë në rikuperim.

AKREPI
Qershori është i veçantë kur bëhet fjalë për çështje sentimentale. E dini që kur nuk e pëlqeni dikë bëheni ironik, por edhe kur e keni qejf dikë, e provokoni dhe e ngacmoni. A duhet ta bëni tani? Ndikimi i Venusit dhe Marsit na këshillon të jemi të kujdesshëm, veçanërisht nëse ju intereson një lidhje dhe nuk doni të shkatërrohet. Ditë të favorshme do të jenë datat 7, 8, 14, dhe 15, ndërkohë që nga data 21 do t’i forconi goxha pozitat. Kushdo që vendos të bashkëjetojë, ose të lidhet me dikë mund ta bëjë këtë për të rregulluar disa situata që kanë filluar keq në të kaluarën, për shembull për të mbrojtur një fëmijë. Kujdes nga përplasjet për krenari dhe padurim, sepse mund t’ju shtyjnë të hidhni hapa të nxituar. Diskutimet për një shtëpi, një pronë.

SHIGJETARI
Në qershor, sfera sentimentale i nënshtrohet pasionit të Venusit në shenjë, një element force që do të sjellë edhe mundësinë e krijimit të njohjeve interesante. Do të keni goxha vrull në sferën e seksualitetit. Natyrisht që ka emocione të rëndësishme, problemi i vetëm mund të lindë nëse krijohen lidhje paralele. Ata që janë vetëm, do të përfitojnë nga ky moment intrigues. Njerëzit që janë martuar prej kohësh, nëse nuk gjejnë argëtim në shtëpi, mund të kërkojnë diku tjetër. Është muaj i favorshëm për çiftet e reja që duan të bëhen me fëmijë.

BRICJAPI
Po afron një sezon i bukur, jo vetëm për takime të reja, por edhe për të gjithë ata që duan të martohen, të bashkëjetojnë. Është një qiell i favorshëm për të dashuruar. Besoni në dashuri dhe mos jini skeptik. Lidhjet që lindin në këtë periudhë janë premtuese, kanë diçka më shumë, një harmoni të veçantë, bazuar në mirëkuptim që shkon përtej fjalëve. Mërkuri, sidomos në ditët e para të qershorit, ju përgatit për njohje të reja. Do të ketë vetëm disa ditë të rënda, për shkak të marrëdhënieve të cilat kanë nisur keq apo janë në krizë, nga data 26 deri në datën 28. Me Jupiterin, Saturnin dhe Uranin në favorin tuaj, zor se do të gaboni.

UJORI
Zakonisht historitë tuaja lindin me njerëz origjinalë, ju i keni zët lidhjet e përsëritura. Megjithatë mungesa e sigurisë nuk është më burim kënaqësie dhe kurioziteti, por mund të shkaktojë një humbje emocionale me të cilën do të duhet të përballeni. Për zemrat e vetmuara është një moment paksa i vështirë. Mund të kërkoni diçka aq të pazakontë sa nuk e gjeni dot. Është më mirë të ruani qetësinë. Do të ketë nga ata që preferojnë të jetojnë lidhje momentale dhe nga ata që do të largohen shpesh nga shtëpia për të shmangur debatet, ose që do të mendojnë për alternativa të tjera.

PESHQIT
Qershori, korriku dhe gushti janë muaj të rëndësishëm për çiftet, veçanërisht për ata që duan të kenë një fëmijë, të martohen dhe të bashkëjetojnë. Ndaj është mirë të jeni aktiv në dashuri. Zemrat e vetmuara duhet të përfshihen për takime. Ndikimi i Mërkurit në këtë muaj që në datë 11, mund të sjellë vetëm shqetësime për çiftet që ende nuk kanë gjetur qetësi. Ndikimi i Mërkurit mund të shkaktojë bezdi në komunikim dhe fjalët tuaja mund të keqkuptohen. Duhet të organizoni takime gjatë nëntë ditëve të fundit të muajit.