ShowBizzz

U duk si një super bashkëpunim, por fansat “shpërthejnë” në komente negative ndaj këngës së Xhensilës me Majk

Xhensila Myrtezaj ka lançuar këngën “Ti fala” në bashkëpunim me reperin Majk, por për hir të së vërtetës komentet nuk i ka dhe aq të mira.

Ndjekësit në rrjetet sociale janë duke ironizuar më së shumti tekstin e këngës, madje po i sugjerojnë artistes që titulli i këngës duhet të ishte “ pata”, pasi është një nga fjalët që e ka përdorur më së shumti në tekst.

Xhensila është një prej aristeve më të preferuara shqiptare e cila numëron me dhjetëra hite, mirëpo ky bashkëpunim nuk ka qenë fort i pëlqyer nga audienca.