ShowBizzz

Jehona Sopi pas koncertit të saj recital: Ka qenë ëndërr e kahmotshme e imja

Këngëtarja e njohur, Jehona Sopi, të premten realizoi koncertin e saj recital, të cilin e quajti “Jehonë”.

Ajo në këtë koncert performoi këngët e saj të cilat kanë jetuar gjithë këto kohë, përcjell Klankosova.tv.

Jehona ka treguar se ky koncert ka qenë ëndërr e saj dhe është shprehur shumë e lumtur për realizimin e tij.

“Ky koncert ka qenë një ëndërr e kahmotshme e imja, jam shumë e lumtur që u realizua edhe po shpresoj që është realizuar bukur”, është shprehur ajo.