Shëndetësi

Kur do te largohen rreshjet e shiut? Meteorologia tregon se si do te jete moti gjate kesaj jave

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës në vazhdim në territorin e Shqipërisë, ndërsa fundjava do të sjellë edhe ulje të temperaturave.

Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha për Euronews Albania se temperaturat do të luhaten nga 29-30 gradë Celsius.

E gjithë java do jetë me prezencë të reshjeve që më të dendura do jenë gjatë fundjavës. Më pak reshje do ketë bregdeti dhe sidomos jugu i vendit.

Në mes të javës vija bregdetare do jetë pa reshje.

TS Poll - Loading poll ...

Fundjava do sjellë rënie të temperaturave, ku vlerat maksimale nuk do të jenë më shume se 26 gradë Ceclius, jo shumë të favorshme për plazh. /Telegrafi/