Lajme

EMRI- Mashtruan një person dhe i morën 10 mijë € për ta çuar në Kanada, pranga

Ariana Lleshaj, 31-vjeçe, është vënë në pranga e në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i saj, pasi akuzohen se i kanë marrë një personi me anë të mashtrimit 10 000 euro, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.

Policia Tiranë, pas kallëzimit nga një shtetas për një rast të marrjes së parave me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtimi”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases Ariana Lleshaj, 31-vjeçe dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro shtetasit me inicialet B. Gj., 49-vjeç, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.

Njoftimi

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Premtimi”. I morën 10 000 euro, një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 31-vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, për një rast të marrjes së parave me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases A. Ll., 31 vjeçe dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, shtetasit B. Gj., 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.